Xhamia Imam El Buhari

E martë, Shtator 02, 2014

Foto e rastit

Statistikat

2123240
SotSot206
DjeDje2179
Ketë javëKetë javë2385
Ketë muajKetë muaj2385
GjithsejGjithsej2123240

Statistikat e shkarkimve

Arkivi i zbritjve përmban aktualisht 635 shkarkime në 47 kategori. Deri më sot, këto kanë qenë të shkarkuar 436484 herë.

Data Hixhri

e martë 6 Dhul-Qada 1435 Hixhri, 2 Shtator 2014
Xhamia El Buhari ne facebook.com
Kontribut

Kohet e namazit

Kohet e namazit

Kush është në lidhje

Momentalisht kemi 36 mysafirë në linjë

I kam disa pyetje ?

( 0 Votes )
Vlerësimi i Përdoruesve: / 0
I VarfërI Shkëlqyeshëm 

Selam Alejkum ve rrahmetullahi ve berekatuhu


I kam disa pyetje hoxhë i nderuar..


1. Shtëpija që blihet me kamatë në shtetet e jashtme..a është haram? Dhe pse? E qfarë duhet të bëjmë nëse e ka vepruar atë vepër një musliman? çfarë denimi ka ai që blen me kamatë?


2. Në shtëpi kur lajmërohën do buba të vogëla brenda..a bën këto ti mbysim apo çfar të bëjmë?


3. Ne jetojmë në shtete skandinave..dhe paguajm 36% nga rroga që e marrim për shtetin...që shteti i përdor për shkolla, aty ku kanë nevojë ata që skanë para të mjaftueshme,për rrugë e tjera. A llogaritet ky si zekat apo të jepet tjetër pos këtyre si zekat?


4. Unë kam vendosur te mbulohem të martën..Elhamdulilah. Dhe babit tim i them që duhet edhe përshendetjen me dorë ta ndali nga ata që si kam nga gjaku.A vlen kjo edhe për djemt e axhit? Me djemt e axhit jam rritur në një shtëpi dhe kam qëndruar me ta ma shumë se me vëllezërit e mij. Babi im thot nëse nuk u flet atyre mos me fol pra as mua për dore, sepse ata i kam fëmij të vëllaut. hoxh i nderuar nuk dij çfarë të bëj?


Përgjigjja



Falenderimi i takon Allahut ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Pejgamberin ,familjen e tij ,shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit.


Sa i përket pyetjës së parë themi se blerja e shtëpisë me kamatë në shtetet e jashtme është haram e ndaluar dhe njeriu i cili bënë një gjë të tillë duhet ta dij se ka shpallur një luftë të hapur me Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Allahu thotë në Kuran në surën Bekare: O ju që besuat, keni frikë All-llahun dhe nëse jeni besimtarë të sinqertë hiqni dorë prej asaj që ka mbetur nga kamata. E në qoftë se nuk e bëni këtë (nuk heqni dorë nga kamata), atëherë binduni se jeni në konflikt me All-llahun dhe të dërguarin e Tij. (bekare 278-279)
Në koleksionin e Muslimit nga Xhabiri tregohet së i Dërguari i Allahut i ka mallkuar ngrënësit e kamatës dëshmitarët dhe ata që shkruajnë.
Nëse shtëpia blihet nga Banka pa kamatë nuk ka diçka të keqe që të blihet prej saj. Por nëse ajo blehet me kamatë e që kjo është me të cilën punohet sot ajo është kamata të cilën e ka ndaluar Allahu, dhe kjo dispozitë nuk ndryshon pa marr parasysh se në cilin vend jeton në Evropë, dhe pa marr parasysh a të mjaftojnë paratë për të blerë shtëpinë apo nuk të mjaftojnë. Pakica dhe shumica e kamatës është e ndaluar.
I Dërguari i Allahut thotë:" Kamata është 73 lloje më e lehta ( në dënim) është sikur njeriu të martojë nënën e tij". Ndërsa në Musnedin e Imam Ahmedit transmetohet fjala e të Dërguarit të Allahut i cili thotë:" Me ngrënë një dërhem të kamatës duke e ditur, është më e rëndë se sa 36 herë njeriu të bëjë zina".
Për këtë nëse muslimani e ka bërë një gjë të tillë duhet të pendohet tek Allahu me një pendim të sinqert dhe të vendos që më asnjëherë mos të kthehet në të. Të kërkosh falje te Allahu prej asaj që ka kaluar. Pastaj nëse ke mundësi që ti kthesh të gjitha paratë mënjëherë bankës prej të cilës i ke marrur.Ndërsa nëse ata të dëtyrojnë që të paguash atëherë duhet ta përfundosh pagesën me ta ndërsa mëkatin do ta bartin ata,por nëse ke mundësi që ti paguash bankës mënjëherë atë shumë të parave është më mirë në mynyrë që të përfundosh në kohën sa me të shpejt me çështjen e kamatës. Ndërsa nuk ka nevojë të shitet shtëpia dhe mjafton pendimi i sinqertë me lejen e Allahut.
Allahu e din më së miri.

Sa i përket pyetjës së dytë, insektet të cilat paraqiten në shtëpi dhe janë të dëmshme ato lejohen të mbyten dhe me lejen e Allahut nuk ka ansjë mëkat për to për shkak të zullumit që bëjnë ato në shtëpi.


Sa i përket pyetjës së tretë nuk llogaritet si zekat ajo të cilën ju e paguani për shkolla dhe që i përdorin për ata që nuk kanë para të mjaftuara,
për arsye se së pari ai nuk është shtet islam dhe nuk llogaritet ajo që paguan ti për shtet nga tatimet e ndryshme si zekat.
Pastaj zekati ka sasi të caktuar që nëse e arrin sasinë e caktuar dhe nëse ajo pasuri pushon një vit duhet të jipet zekat për të në të kundërtën nuk ka zekat nëse paratë nuk i plotëosjnë këto dy kushte.
Pastaj Allahu ka caktuar kategori të caktuara të atyre që u takon zekati sikur që ka thënë Allahu në suren tevbe ajeti 60 i cili përkufizon kategoritë e zekatit.
Andaj nëse pasuria e juaj arrin kushtet për zekat duhet të jepet jashtë asaj të cilën paguani për shtet. Besimtari duhet ta dijë se dhënja e zekatit njëherit është edhe pastrim i mallit të njeriut .Allahu thot në Kuran: Merr prej pasurisë së tyre (të atyre që pranuan gabimin) lëmoshë që t'i pastrosh me të dhe t'u shtosh (të mirat) dhe njëkohësisht lutu për ta, se lutja jote është qetësim për ta. All-llahu dëgjon dhe sheh. ( Tevbe 103).

 

Ndërsa sa i përket pyetjës së katërt së pari Allahu ju shpërbleftë për mbulesën dhe i lutemi Allahut që të shtojë motra të këtij lloji të cilat kuptojnë urdhërat e Allahut.
Djemve të axhës nuk ështe e lejuar që tu ipet dora.I Dërguari i Allahut na ka treguar se përshendetja me dorë e një njeriu të cilin e ke haram është më e rëndë se sa njeriut ti sillet me një hekur apo gjilpër në kokë.
Andaj motër e nderuar duhet ti tregosh babait tëndë me butësi dhe me urtësi se kjo është dispozitë dhe urdhër i Allahut dhe se ti nuk këkron asgjë tjetër vetëm të zbatosh një urdhër të Tij. Sjellja e jote dhe morali i yt duhet të jetë shembull për të tjerët e sidomos sjellja e jote ndaj prindërve të tu, normal në atë në të cilën është i kënaqur Allahu me të.
Pastaj duhesh ta dish se në fillim të zbatimit të këtyre urdhërave të Allahut ka mundësi të hasësh në vështërsi, në probleme dhe telashe por duhet ti përballosh dhe të bësh durim që ti tejkalosh këto sprova.Allahu kur e sprovon një rob të Tij e sprovon nga dashuria që ka ndaj tij. Allahu shpërblen durimtarët me shperblime të mëdha. Thotë Allahu: ndërsa durimtarëve u jepet shpërblimi i tyre pa masë!"( zumer 10). Allahu na bëftë prej aytre që e kuptojnë fenë e Tij ,na i forcoftë zemrat dhe na lehtësoftë sprovat.


Allahu e din më së miri.

Pyetjet dhe përgjigjet - Të ndryshme

Lutje nga Kur'ani edhe Sunneti

Forma e Namazit

Namazi - Dokumentar