Xhamia Imam El Buhari

E diel, Dhetor 28, 2014

Foto e rastit

Statistikat

2334411
SotSot762
DjeDje1576
Ketë javëKetë javë11070
Ketë muajKetë muaj48663
GjithsejGjithsej2334411

Statistikat e shkarkimve

Arkivi i zbritjve përmban aktualisht 643 shkarkime në 47 kategori. Deri më sot, këto kanë qenë të shkarkuar 448400 herë.

A duhet t’i mirret një pabesimtarit selami ose t’i japësh selam një krishteri apo ndonjë jahudije?

( 2 Votes )
Vlerësimi i Përdoruesve: / 2
I VarfërI Shkëlqyeshëm 

We selamun alejkum zotëri hfz. Murati. Unë e kam një pyetje:  A duhet t’i mirret një pabesimtarit (e kam fjalën per ndonjë jo musliman) selami ose t’i japësh selam një krishteri apo ndonjë jahudije?

Falemnderit we selamun alejkum Allahu ju shpërbleftë

 

Përgjigjje:

 

Falënderimi  i takon Allahut ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Pejgamberin, familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri  në ditën e gjykimit.

Dijetarët nuk janë të një mendimi në dhënien apo marrjen e selamit prej pabesimtarëve. (Jehudive apo të krishterëve).

Shumica dërmuese e shohin se nuk lejohet  t’ia filloj muslimani me selam ndaj  pabesimtarit, ndërsa duhet që ti kthehet atij nëse të jep selam me fjalën „edhe mbi ju“, ose edhe „mbi ty“. Këta dijetarë kanë argumentuar me fjalën e Pejgamberit a.s. i cili ka thënë:“ Mos  ia filloni jehudive dhe të krishterve me selam. Nëse i takoni në rrugë detyroni ata që të ngushtohen në rrugë“ (transmeton Musilimi).

 

Ndërsa disa të tjerë kanë lejuar të fillohet me selam edhe të kthehet selami. Ky është mendimi i Ibën Abasit, Ebu Umames dhe disa Shafive por të përdoret forma e njëjsit „esselamu alejke“ për një përson, ndërsa  për një grup „esselamu alejkum“. Për dallim nga muslimani, të cilit kur ta përshndetësh me selam pa marrë parasysh a është një apo më shumë, atij i jipet selam në formën e shumësit „esselamu alejkum“.

 

Ndërsa disa të tjerë kanë bërë një sqarim dhe kanë thënë se në rast nevoje lejohet me i dhënë selam për ndonjë dobi  si p.sh. në shpresën se ai do të bëhet musliman. I këtij mendimi ka qenë Ikreme, Nehaiu. Nga Evzai  transmetohet se ka thënë:“Nëse ju jep selam ju kanë dhënë para teje njerëzit e mirë. Nëse nuk ju jep selam nuk ju kanë dhënë njerëzit e mirë“.

 

Por më mirë  për muslimanin është që në këto momente me atë të përdorë fjalë të cilat tregojnë përshëndetje jashtë selamit si psh: „Si jeni?“ apo të ngjajshme me këtë.

 

Allahu e di më së miri.

 

Pyetjet dhe përgjigjet - Hallal Haram

Lutje nga Kur'ani edhe Sunneti

Data Hixhri

e diel 7 Rabi al-Awwal 1436 Hixhri, 28 Dhjetor 2014
Xhamia El Buhari ne facebook.com
Kontribut

Kohet e namazit

Kohet e namazit

Kush është në lidhje

Momentalisht kemi 69 mysafirë në linjë

Forma e Namazit

Namazi - Dokumentar