Xhamia Imam El Buhari

E martë, Shtator 16, 2014

Foto e rastit

Statistikat

2148621
SotSot498
DjeDje2015
Ketë javëKetë javë2513
Ketë muajKetë muaj27766
GjithsejGjithsej2148621

Statistikat e shkarkimve

Arkivi i zbritjve përmban aktualisht 635 shkarkime në 47 kategori. Deri më sot, këto kanë qenë të shkarkuar 439022 herë.

Biri im çka mendon ti?

( 6 Votes )
Vlerësimi i Përdoruesve: / 6
I VarfërI Shkëlqyeshëm 

“Të bisedosh një orë është më mirë se të përsëritësh fjalën një muaj”. Me kuptimin e kësaj fjalie bëhet arritje gjerë në zemrën e fëmijës. Nga kjo shohim rëndësin e bisedës së prindërve që duhen të kenë me fëmijët e tyre. Dialogu ruan anën njerëzore të fëmijëve. Në këtë formë fëmijëve nuk iu imponohen mendimet, përvojat e prindërve, por këto përvoja lihen në zhvillim së bashku me zhvillimin e fëmijëve duke i përfituar këto përmes dialogut të ndërsjellët.

 

Sikur që dialogu e shtyn fëmijën që të mendoj thellë dhe të ketë kujdes më shumë, larg nga të mësuarit dhe përsëritjen e këtyre gjërave. Kështu fëmija fiton një besueshmëri në veten e tij kur atij i prezantohen mendime të ndryshme. Për këtë nuk i takon prindit që vetëm të ketë dëshirë polemikën dhe të futet në të pa ditur artin e dialogut. Është obligim i joni që të njohim artin e dialogut. Ky art kërkon pak diskutim, ndërsa shumë ushtrime. Shumë prej prindërve dhe edukuesve përdorin çdo formë të dialogut me fëmijët e tyre pa asnjë dobi. Por, ky nuk është realiteti të cilin ne e jetojmë me fëmijët tanë. Ne si prindër nën ndikimin e trysnive te kushteve materiale shpesh anojmë në përdorimin e një lloji të vetëm të dialogut e që janë kritikat e shumta, ose nxjerrja e urdhrave si shpejto në veshjen e rrobev, ulu sikur duhet dhe kështu. Shumica e bisedës me fëmijët tanë është në këtë formë gjersa edhe nëse dikush prej nesh dëshiron të përdor formë tjetër të dialogut me fëmijët atij ia mund ana negative e këtyre formave. P. sh. Kur forma e mësimit të fëmijëve shpesh herë kalon në formën e një ligjërate të gjatë dhe kështu e humb thelbin dhe qëllimin e saj. Sikur ndodhë që shpesh herë ne të ngatërrojmë një formë me një formë tjetër si forma e urdhrave dhe ndalesave me formën e mësimit dhe edukimit.

 

Në vijim do të paraqesim disa metoda të cilat të ndihmojnë në dialogun tuaj me fëmijën, që e bëjnë fëmijën të dëgjueshëm dhe që të arrij fjala e jote në zemrën e tij.

 

Metoda e mësimit:

Nuk ka ndonjë ditë që kalon përveç se i gjen prindërit që i mësojnë fëmijës diçka. Roli kryesor i babait është që fëmijës së tij të ja mësoj vlerat dhe moralin e mirë. Për këtë të mësuarit duhet të jetë një praktikë e qetë dhe e ngrohët e cila bënë një lidhje mes prindërve dhe mes fëmijëve të tyre, sikur që bëhet biseda mes prindit dhe fëmijës rreth kësaj gjithësie apo diçka tjetër duke i përdoru shprehjet “ ja unë ta shpjegoj këtë”, shikoje se si e bëjë këtë dhe mundohu pastaj ta bësh sikur unë”, “ të shikojmë se si kemi mundësi ta zgjidhim këtë së bashku”, “nuk ka të keqe pse gabon sepse vetëm kështu e mëson atë”. Në këtë rast toni i zërit është shumë me rëndësi. Kur i thua fëmijës “ veproje këtë” me zë të egër dhe me zë hidhërues atëherë fëmija e kupton këtë si një hakmarrje ndaj tij dhe në këtë formë edhe më shumë shton ngurtësimin e fëmijës. Jo vetëm kaç por ndodh që kjo fëmijën ta bëjë që mos ta dëgjoj fjalën tënde dhe mos të ndihmoj në të ardhmen.

 

Dialogu i qetë

Ajo që më së shumti do të ndihmoj në forcimin e lidhjeve mes teje dhe mes fëmijëve tu dhe të mundëson në mësimin e tyre është një bisedë e qetë dhe një dialog i ngrohtë që bënë me fëmijët tuaj. Përmes këtij dialogu të qetë mbjellë dhe ndërton tek fëmija vlera dhe baza të cilat nuk i harron asnjëherë. Sepse njohurit të cilat i arrin njeriut përmes dialogut dhe pjesëmarrjes reciproke më së shumti mbesin në kokën e njeriut. Kur dialogu bëhet në formën e kërkuar forcon lidhjet mes familjes apo shëron shumë nga problemet. Por, nëse ky dialog nuk ndërtohet në formë të mirë ka shumë mundësi që kjo familje të goditet me shtresë dhe me mos qëndrueshmëri, që një gjë e tillë i paraqet fëmijës rreziqe dhe shqetësime të jetës së tij e që nuk është i përgatitur të ballafaqohet me tërë atë gjatë jetës së tij.

Qëllimi i dialogut me fëmijën nuk është që të bashkohet mendimi i tij me mendimin tënd. Por qëllimi duhet të jetë që secili të jap idenë dhe mendimin e tij. Edhe nëse fëmija nuk fillon me dialog prindi duhet të jetë ai që e nxitë këtë dialog duke filluar për shembull me fjalën “ nuk po dukesh sot i lumtur. Çka të shqetëson”. Ose të fillosh me fjalën e kundërt të asaj që cekëm më lartë “ sot dukesh shumë i lumtur. Me siguri që ke realizuar ndonjë synim të mirë”. Atëherë fëmija për shembull thotë: “ po sot kam arritur në notën më të lart në lëndën e matematikës. Pastaj ti fillon me të duke i thënë: Mashallah la kuvete il-la bil-lah, dhe kështu shton lidhjen edhe më të fortë mes teje dhe mes tij.

Ndonjëherë ndodhë që fëmija të ankohet nga disa gjëra me të cilat ballafaqohet. Në këtë rast prindi duhet të veproj me mençuri. Thotë fëmija p.sh. Ahmedi shoku im më ka rrahur në shkollë. Përgjigjja e nënës apo babait vjen kështu: A je ti i sigurt që nuk ke qenë i pari që ke filluar problemin?. Në këtë rast prindi mbyll derën e dialogut para fëmijës. Jo vetëm kaq por prindi në këtë rast prej një shoku me djalin e tij kthehet në një gjykatës i cili ka në dorën e tij shpërblimin apo ndëshkimin. Shpesh herë ndodhë që kur fëmija ballafaqohet me ndonjë problem e din se nëse e lajmëron prindin e tij, ai me një herë do ti thotë : “ kjo të ka ndodhë sepse ti nuk dëgjon urdhrat e mi. Me këtë përgjigje ai e ndien vetën se ti nuk interesohesh për të fare e lëre më të bësh dialog me të. Por kur fëmija e din se me të kthyer nga shkolla prindi do të filloj me të një bisedë të ngrohët pa kercnime, ai kthehet prej shkollës duke e ndier vetën si një shoqërues i mirë i familjes së tij.

 

Bëhu gjithmonë motivues për fëmijën tënd

Shpirti i njeriut është rob i lavdërimit dhe shpërblimit. Prej dobive të motivimit të fëmijës është se e bënë fëmijën të kuptoj rezultatin e punës për të cilën është shpërblyer. Po ashtu kjo shkakton tek fëmija një shtytje të fortë në përpjekjet e aktiviteteve të tij në të mësuar. Pastaj kjo luan një rol të madh që fëmija të ketë më shumë besë në vetën e tij. Sikur që në shumicën e rasteve e nxit fëmijën në angazhimin e tij për veprime dhe shpikje të reja.

Lavdërimi është prej çështjeve që ndihmon fëmijën në zhvillim. Ndërsa nënçmimi i fëmijës lenë në të gjurmë të këqija. Nënçmimi ka mundësi fëmijën ta dëmtoj edhe fizikisht. Ka mundësi që gjurma e kësaj fjale të humbet por plaga që e ka shkaktuar në shpirtin e fëmijës ajo mbetet në mendjen e tij, si fjala “un nuk të dua ty” dhe kjo fjalë mbetet në memorien e fëmijës me vite të tëra.

Nëse dëshirojmë të shohim formën e motivimit le të shikojmë në fjalën e Allahut: cilindo mashkull apo femër që kryen vepra të mira, duke qenë besimtar, Ne do ta bëjmë që të kalojë jetë të bukur dhe do ta shpërblejmë sipas veprave më të mira, që ka bërë. ( nahl 97). Fjala “ kush bënë vepra të mira” është kërkesë që te jetë aktiv në ibadet. Ndërsa fjala “ të kaloj jetë të bukur” është një motivues në vepra të mira. Kurse fjala “ do ta shpërblejmë” është premtim për shpërblim. Është shumë me rëndësi që prindi kur dëshiron të angazhoj fëmijën e tij me diçka të përdor disa shprehje si “ më pëlqen forma që e ke zgjedhur në veprimin me këtë çështje sepse unë të njoh ty mirë dhe jam i bindur se ti do të kesh mundësi ta kryesh atë në formën më të mirë”. Po ashtu ana materiale luan një rol të madhë në motivimin e fëmijës, ku motivimet materiale llogariten prej gjërave që fëmija i do më së shumti. Sikur p.sh. të blesh për fëmijën ndonjë ushqim të mirë apo ndonjë lojë të mirë si shpërblim për veprën që e ka kryer. Këto motivime materiale duhet gjithmonë ti ndërlidhësh me fjalët falënderuese dhe me fjalë nxitëse si p. sh. Ky është shpërblimi im për ty bija ime sepse në këtë javë ke përfunduar veprën e cila është kërkuar prej teje në shtëpi.

Në fund:

Ndaje një kohë në çdo ditë që të bisedosh me fëmijën tënd dhe të marrësh ndonjë nga mendimet e tij. Pyete atë për gjendjen në shkollë. Përdore metodën e dialogut të ngrohtë me fëmijën tënd. Mos nxito që të gjykosh në të. Nëse prej tij ka rrjedhë ndonjë gabim mos nxito në dhënjen e dënimit. Por mundohu që ta bësh ta kuptoj se një gjë e tillë është gabim.

Islam - Martesa dhe familja

Lutje nga Kur'ani edhe Sunneti

Forma e Namazit

Namazi - Dokumentar