Xhamia Imam El Buhari

E premte, Nëntor 28, 2014

Foto e rastit

Statistikat

2281608
SotSot1880
DjeDje2140
Ketë javëKetë javë9743
Ketë muajKetë muaj49583
GjithsejGjithsej2281608

Statistikat e shkarkimve

Arkivi i zbritjve përmban aktualisht 638 shkarkime në 47 kategori. Deri më sot, këto kanë qenë të shkarkuar 446982 herë.

Si duhet bërë fejesa në mënyrë islame sipas sheriati islam?

( 18 Votes )
Vlerësimi i Përdoruesve: / 18
I VarfërI Shkëlqyeshëm 

selamu alejkum,Allahu i shpërbleftë të gjithë muslimanët.desha të bëj një pyetje rreth fejesës se si duhet bërë në mënyrë islame sipas sheriati islam, disa rregulla rreth saj nëse bën.

Përgjigje

Do të flasim më gjerësisht rreth fejesës, forma se si bëhet ajo sipas sheriatit islam. Pasi që  ka shumë që fejesën e konsiderojnë martesë, e që fejesa nënkupton diç tjetër e martesa nënkupton diç tjetër.

Ndoshta vëllau apo motra ka ngatërruar mes fejesës dhe martesës. Andaj ne do të tregojmë  se si duhet të bëhet fejsa dhe  zgjedhja për martesë në formën islame. Ndërsa për martesën dhe formën e  aktit të kurorëzimit jemi përgjegjur në njërën prej pyetjeve të më hershme që na ka ardhur dhe e kemi publikuar atë në faqen tonë.

Fejesa nënkupton kërkimin për martesë të asaj që dëshiron. Fejesa është një marrveshje fillestare dhe një premtim për martesë. Ajo llogaritet si  hap i parë drejt martesës.

Normat islame  në  fejesë janë :

Namazi i istiharës dhe konsultimi me të tjerët

Martesa është njëra prej çështjeve me rëndësi në jetën e muslimanit dhe muslimanës. Nëse i riu vendos që të fejojë ndonjë vajzë duhet të kërkojë ndihmë prej Allahut që Ai ta drejtojë në atë e cila është e mirë për të. Pastaj, të konsultohet me ata që kanë përvoj në këtë drejtim. Trasnmetohet nga Xhabiri se i Dërguari i Allahut ia mësonte Istiharen në çdo çështje sikur që ia mësonte ndonjë sure të Kuranit. Forma e këtij namazi është  kur njeriu dëshiron të bëjë ndonjë vepër le të fal dy reaket namaz pastaj le të këndojë lutjen  që quhet  lutja e istihares që gjindet në librat e lutjeve. Po ashtu këtë  duhet të bëjë edhe vajza e cila dëshiron të fejohet me atë djalë.

Zgjedhja e asaj që është fetare

I Dërguari i Allahut ka nxitë që të martojë atë e cila është fetare. I Dërguari i Allahut ka thënë: Gruaja martohët për katër gjëra. Për pasurinë e saj. Për prejardhjen e saj. Për bukurinë e saj. Për fenë e saj. Zgjedhe atë e cila është fetare do të kesh rehati.( Muttefekun alejhi). Andaj vëllau im, të gjesh atë e cila është fetare. Ajo që vjen pas kësaj prej bukurisë është pasuese e zgjedhjes fetare. Zgjedhja  e bukurisë pa fe nuk duhet të jetë qëllimi i një të riu musliman. Përpiqu të gjesh atë e cila është fetare e mos të mashtrojë bukuria, pasuria dhe pozita.

Morali i mirë

Morali i mirë është një cilësi e lavdëruar të cilën e do çdo njëri. Femrën e zbukuron edhe më shumë kjo cilësi. Islami ndalon martesën e atyre femrave të cilat nuk kanë moral të mirë. Nuk bën të  martohet ajo grua e cila është egoiste dhe është e mësuar për ankesa, ajo e cila mburret dhe  përmend mirësitë e saj ndaj burrit të saj, ajo e cila anon tek burri i më parshëm nëse ka qenë e martuar më herët. Ajo e cila e kalon kohën e saj vetëm në zbukurim dhe harron obligimet e shtëpisë. Ajo e cila nuk ngopet me asgjë. Ajo e cila flet shumë pas asnjë dobi.

Preferohet që gruaja të jetë beqare

Po ashtu preferohet që gruaja të jetë beqare( e pa martuar më herët). Por nuk ka të keqe të martojë edhe atë e cila ka qenë e martuar më herët e sidomos  nëse ajo është fetare e mirë. I Dërguari i Allahut ka martuar edhe beqare edhe të veja.

Te jet gruaja e dashur dhe  që lind fëmij

Të kërkohet për fejesë ajo grua e cila është e dashur dhe që ka mundësi të lindë shumë fëmij.

Të  shiqohet në të fejuaren

I Dërguari i Allahut ka thënë:” Nëse dikush dëshiron të  fejojë një grua dhe ka mundësi që të shikojë diçka çka e shtyn në martesë le të shikojë”. ( Transmeton Ahmedi). Po ashtu në hadithin që transmeton Ebu Hurejre i cili thotë se isha tek i Dërguari i Allahut kur erdhi një njeri dhe i tregoi se kishte martuar një grua prej ensarve. I Dërguari i Allahut i tha: A e ke shikuar atë?. Tha jo. I Dërguari i Allahut tha: Shko dhe shiko në të se  në sytë  e ensareve ka diçka”.

Ka thënë Imam Neveviu se preferohet shikimi në fytyrën e asaj që dëshiron të fejosh. Një gjë e tillë duhet të bëhet në prezencën e një të afërmi të  vajzës.

Nuk lejohet vetmia me të fejuarën

Nuk lejohet vetmia me  të fejuarin ose me të fejuarën, biseda me të ose ecja me të. Sepse ajo ende është e huaj për burrin e saj. Sot sheh një gjë  të kundërt. Del i fejuari me të fejuarën. Dalin familjarisht ose të vetmuar pastaj ndodhin shumë probleme sidomos këto ndikojnë keq tek vajza.

Mos të fejohet në fejesën e dikujt.

I Dërguari i Allahut ka thënë:” Mos të fejojë njeiru  të fejuarën e dikujt gjersa ai ta fejojë atë apo ta lë atë“.

Mos të fejohet ajo e cila është në pritje

Ndalohet të bëhet realiteti i fejesës së asaj e cila është ënde në pritje pas vdekjes së burrit apo pas shkurorëzimit gjërsa ti kalojë koha e pritjës. Ndërsa fjalët tjera të cilat japin sinjal për fejesë nuk janë të ndaluara.

Dërgimi i letrave

Lejohet dërgimi i mesazheve apo letrave  që të bisedojnë dy të fejuarit për  kohën e aktit të kurorëzimit dhe kushtet tjera nëse kjo bëhet me dijën e prindërve dhe nëse në letër nuk ka fjalë tërheqëse dhe dashurie sepse i fejuari ende është i huaji për të fejuarën e saj dhe anasjelltas

Bartja e unazës

Po ashtu nuk duhet që të vendosën unazat dhe të barten mes te fejuarve. Kjo sidomos nëse burri vendos unazë të arit, po ashtu nëse  kan bindjen se vendosja e saj shton dashurinë apo heqja e saj tregon  ndarjen dhe ftohjen mes të fejuarve.

Refuzimi i fejesës

Nuk bën  të refuzohet ai apo ajo e cila është e përshtashme. I Dërguari i Allahut ka thënë:“ Nëse kërkon fejesën ndonjëri te i cili e pëlqeni moralin e tij martojeni, se nëse nuk e bëni këtë do të nodhin sprova dhe shkatrrime të gjëra.

Vonesa e martesës

Nuk duhet që të fejuarit të vonojnë martesën pa ansjë shkak. Sepse pritja e tepruar ose vonesa e tepruar  ka mundësi të shkaktojë ftohje apo probleme.

Këto janë disa nga  normat që duhet ti ketë parasysh një musliman apo një muslimane gjatë fejesës së tyre dhe kjo është  fejesa islame. Ky është hapi i parë  i cili të shpie drejt martesës së lumtur dhe të begatshme.

Allahu e di më së miri.

Pyetjet dhe përgjigjet - Familja dhe gruaja

Lutje nga Kur'ani edhe Sunneti

Forma e Namazit

Namazi - Dokumentar